Kanë rinisur në Bulqizë reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.
Temperaturat zbritën deri në -5 gradë Celcius këtë mëngjes duke rikthyer edhe ngricat në rrugët nacionale dhe rurale. Deri tani nuk raportohet për ndonjë rrugë të bllokuar, por autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kujdes në drejtimin e mjeteve.
Sipas parashikimeve të "Meteoalb", mesdita sjell përmirësim të motit në të gjithë vendin deri në mbrëmje, kur sërish do të ketë reshje fillimisht në jug dhe gjatë natës, kur do të shtrihen në gjithë vendin.





