Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda konfirmon arrestim me burg për gjyqtarin Roland Hysin dhe psikologen Elona Meçani.
Gjyqtari Roland Hysi u arrestua pas publikimit të një videoje ku kërkonte favore seksuale si dhe mori ryshfet nga një grua e cila ishte në gjyq për të marrë kujdestarinë e fëmijës.
Gjyqtari i Shkallës së Parë në Fier u arrestua më 9 janar 2019. Ai akuzohet për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike". Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë".
Gjithashtu me masën e sigurisë burg do të vijojnë hetimet edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.





