Një person është arrestuar në flagrancë në fshatin Vashaj, pasi plagosi me thikë djalin e tij.

Sipas policisë, 64-vjeçari me iniciale Y.S., e ka sulmuar mbrëmjen e djeshme të birin në banesë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Sakaq, djali i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në familje".