Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se nga 1 Shkurti do të lëshojë Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare!
“Lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet!”, njofton Drejtoria.
Kujtojmë që pas vendosjes në krye të këtij institucioni të Blendi Gonxhes janë marrë masa të reja tek patentat.





