Për aktorët thuhet shpesh që duhet të lënë shpirtin në skenë. Por një kast aktorësh të një shfaqjeje në Francë shkoi një hap më tej, duke dhuruar një performancë të pazakontë.
Performanca “Nu et Approuvé”, ose “Nudo dhe të pranuar” u vu në skenë të dielën në teatrin “Palais des Glaces” në Paris.
I gjithë publiku, sikundër dhe trupa e aktorëve, u shfaqën të zhveshur gjatë performancës. Kërkesa u bë edhe më e frikshme nga fakti se temperaturat në Paris zbritën nën zero të dielën.





