Mediat në Kosovë kanë raportuar detaje të reja lidhur me vdekjen e turkut Nejdet Cesuroglu i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për laboratorin e zbuluar në Has.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, kur policia njoftoi gjetjen e shtetasit turk të vdekur në një banesën në Prishtinë, blutë e Kosovës, sekuestruan edhe një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, katër persona u arrestuan dhe në një banesë rrugën “Jakovë Xoxa” u gjet një person i pajetë bashkë me 113 kilogramë heroinë. Rrethanat e vdekjes së Cesuroglu janë ende të panjohura, referuar raportimeve të fundit të mediave në Kosovë.

Katër personat e arrestua, S.Sh., M. Gj., Xh. Sh. dhe M. K. janë nga Shqipëria, konfirmoi një zyrtar i policisë së Kosovës.