Një mama beqare ka gjetur një mënyrë për të paguar borxhet në rritje që i grumbulloheshin nga faturat e shtëpisë. Sabrina Perez 25 vjeç nga Boston i SHBA, thotë se jetesa së bashku me vajzën e saj 4-vjeçare është e papërballueshme. Kështu që ajo ka zbuluar një mënyrë se si të fitojë para ekstra.
Një mik i tha 25-vjeçares që të përdorte faqen online “WhatsYourPrice.com”, ku ofrohet mundësia për të dalë në një takim me persona të tjerë kundrejt pagesës. Dhe kështu veproi. Për një vit ka bërë pothuajse 10 mijë Dollarë.
Përveç parave, Sabrina thotë se merrte edhe dhurata bujare. Mjafton që ajo të dilte në takime me personin që kishte njohur në faqen online. Ajo mohon që të jetë një eskortë shoqëruese, duke sqaruar se është tërësisht tjetër gjë.
“Këtyre burrave nuk u ke borxh asgjë dhe shumica e tyre duan vetëm një shoqëruese”, thotë Sabrina Perez, e cila thekson se mund të refuzosh kurdoherë nëse dikush nuk të pëlqen. Lidhja e fundit që kishte krijuar si shoqëruese me një burrë, zgjati 12 muaj.
Por, thotë se personat që ka njohur në këtë faqe nuk do t’i përdorte kurrë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Ajo tani kërkon njeriun e duhur që ta pranojë atë dhe vajzën e saj 4-vjeçare.





