Ishte pikërisht mbajtja jo korrekte e çantës ajo që e përkufizoi bashkëshorten e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, si rebele, ende pa u fejuar zyrtarisht.

Kjo pasi hedhja kryqëzuar e çantës prej saj u kritikua, pasi zonjat e familjes mbretërore angleze mund të mbajnë vetëm çanta dore, të cilat duhen mbajtur me dorën e majtë. Duke mos i njohur të gjitha rregullat, Meghan vijonte të ndiqte modën.

Por protokolli mbretëror thotë se femrat e familjes mbretërore e mbajnë çantën në dorë, ose me të dyja duart, për të shmangur situata të pakëndshme, për të përshëndetur dikë me dorë, kur nuk kërkohet ose nuk duhet.

Kur nuk mbahet çantë, në duar përdoren dorashka ose buqetë me lule. Kështu mbajtja e çantës, apo dorashkave, shërben që zonja të mos ndihet në siklet.

Ndërsa kur zonja duhet të jetë e lirë për të përshëndetur, çanta duhet mbajtur në dorën e majtë.

Ekspertja e etikës mbretërore Myka Meier, thotë se një rregull i tillë është ndjekur nga Lady Diana, mbretëresha Elizabeth, Kate Middleton dhe tani edhe nga Meghan Markle.

“Kur hyhet në një event, në dorën e majtë mbahet çanta, në mënyrë që e djathta të jetë e lirë për të takuar mysafirët apo për të përshëndetur”, thotë Meier.