Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi ka rrëmbyer kurorën e "Miss New York 2019".

27-vjeçarja nga Kosova u kurorëzua nga Genesis Suero në Performing Arts Center.

Kajtazi do përfaqësojë New York në edicionin e 68 të Miss SHBA.

Ky konkurs është një nga garat më të rëndësishme të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarja Kajtazi aktualisht jeton në Yonkers, ajo arriti që të mundë shumë konkurrente.