Kapiteni i Cardiff City, Sean Morrison mësohet se ka kaluar një gjendje jashtëzakonisht të frikshme, ku iu rrezikua edhe jeta.
Sipas mediave britanike, Marrison i cili po vuan nga një dëmtim, do të kishte gjetur vdekjen nëse reagimi i gruas së tij, Stacey do të vononte.
28-vjeçari u sëmur mbrëmjen e së hënës dhe thuhet se shpëtoi falë ndihmës së shpejtë. Sipas doktorëve, Morrison kishte edhe 45 minuta jetë, por mbërritja e shpejtë e uniformave të bardha bëri që kapiteni i Cardiff të mbetet në jetë.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, dhe sipas mjekut të klubit, Len Nokes gjendja e tij po mbahet nën monitorim. Momentalisht Morrison gjendet jashtë rrezikut për jetën.





