Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit iu gjet në mjetin me të cilin po udhëtonte një çantë me 22 kg 540 gram marijuanë e cila ishte ambalazhuar në 20 pako.
I riu shqiptar nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar, në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenice.
Ai ka shtuar shpejtësinë por pas ndjekjes nga policia greke është kapur në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë, pak km larg vendit ku u pikas.





