Këngëtarja dhe ish-Miss Durrësi, Rezarta Shkurta, si duket është bërë nostalgjike për kohët e fëmijërisë dhe ka ndarë me ndjekësit foton e shkrepur në vitin 1992. Foton nga fëmijëria e saj, ajo e shoqëron me mbishkrimin:
“Nuk ka qenë qëllimi të bëja kokashtën. Ndodhi padashje! 1992.
Sa i përket buzëkuqit dhe thonjve kam qenë shumë më e kujdesshme se sot!”
Shkurta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës dhe nënë e vogëlushes Hera. Rezarta së fundmi është tërhequr nga muzika dhe thuhet se shkak për këtë është bërë biznesi i saj, një studio fotografie.





