Alen dhe Anel Ujkanovic, dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në një postim në Facebook e quajti të papranueshëm ndalimin e tyre.
"Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të FSK-së të komuniteteve jo-shumicë, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior", shkruan Haradinaj.