Teksa ka publikuar një video të ushtarakëve të Forcës Ajrore, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shkruan se qytetarët i kanë pagëzuar ata si "heronjtë e ajrit".

Sipas ministres, ushtarakët e Forcës Ajrore, pilotë e teknikë, në vetëm pak ditë kanë ndihmuar mbi 100 banorë në vështirësi nga moti i keq.

"Qytetarët i kanë pagëzuar si "heronjtë e ajrit". Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash "krenari" për këta djem në uniformë është pak.
Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!
", shkruan Xhaçka.