Edhe pse Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë, nuk i shmanget pritjes në radhë për të marrë një hamburger ashtu si gjithë njerëzit e tjerët.
Miliarderi me një pasuri prej 95.5 miliardë dollarë, është fotografuar duke pritur në radhë në Dick's Drive-In në Seattle gjatë fundjavës.
I veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe këpucë të zeza, Gates pret me duart në xhepa për të marrë hamburgerin e tij vetëm 7.68 dollarë në sajë të çmimeve të lira të fast-food-it.





