Drejtori i OSHEE në Fier, Armand Zhuka është larguar nga detyra.
Zhuka drejtoi për afro dy vite me radhë OSHEE në Fier duke u pozicionuar prej sot në një detyrë më të lartë në Drejtorin e Përgjithshëm të Energjitikës Shqiptare.
Mësohet se emri që është vendosur në këtë detyrë nuk është i panjohur pasi rikthehet Arjan Fasko.





