Një i ri mbeti i vrarë, pasi u qëllua me armë zjarri në Korçë të enjten në mbrëmje. 30-vjeçari Altin Balliu, nga fshati Slatinjë i Pogradecit, personi që shihni në foto, u ekzekutua me dy plumba.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se viktima u qëllua pas ndjekjes dhe përballjes me të paktën 5 persona, mes të cilëve është edhe autori i vrasjes, që është identifikuar por nuk është kapur ende nga policia.
Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që kanë çuar policinë në gjurmët e para të vrasësit, por ende nuk dihen shkaqet e krimit.
Dëshmitarët thanë se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e Balliut, por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.





