Filmimi që po shihni është bërë nga një shofer në një rrugë në qytetin e Mankato, në Minnesota dhe tregon një vogëlushe rreth 2 vjeçe që papritur fluturon nga një makinë në lëvizje së bashku me sexholinon ku është ulur në mes të rrugës.

Skena është e pabesueshme edhe për faktin se makina me të cilën fëmija i vogël udhëtonte as nuk ndalon fare. Mediat lokale, duke nënvizuar deklaratën e policisë shkruajnë që fëmija ishte lidhur në sexholino me rrip sigurimi, por nuk ishte lidhur me mjetin.

Për këtë motiv, fëmija ka hapur derën e makinës dhe ka përfunduar në mes të rrugës. Nëna e vogëlushes që ishte në drejtimin e mjetit nuk ka kuptuar asgjë.