134.526 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU) janë përpunuar gjatë vitit 2018 në portin e Durrëst. porti më i madh i vendit.
Brenda vitit që lamë pas, në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 185 anije të specializuara gjithsej.
Shifra është 16.256 njësi TEU më e madhe se sa numri i kontejnerëve të përpunuar gjatë vitit 2017, bëjnë të ditur burime nga Sektori i Statistikave në APD.
Nga të njejtat burime mësohet se gjatë vitit 2018 janë përpunuar 67.836 kontejnerë TEU për eksport dhe 67.140 kontejnerë TEU nga importi.
Anijet e përpunuara kanë transportuar mbi 1.5 milion ton mallra me kontejnerë gjithsej.