Veriu i Mitrovicës është mbushur me flamuj të Rusisë dhe me fotografi të Presidentit Vladimir Putin.

Kjo ka ndodhur ditën kur Beogradin pritet ta vizitojë kreu i Kremlinit.

Po ashtu, nëpër mure janë vendosur pankarta me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

KosovaPress raporton se fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiçit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.