Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për çiftin Bashkim dhe Fiqirete Çala, të cilët akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda.

Njoftimi i Prokurorisë

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padenuar, per vepren penale te “Mashtrim me pasoja te renda i kryer ne bashkepunim”, te parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padenuar, per vepren penale te “Mashtrim me pasoja te renda i kryer ne bashkepunim”, te parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.