Vijon bojkotimi i mësimit dhe ngujimi në kampusin universitar edhe gjatë ditës së sotme nga studentët e UAMD-së.

Prej ditës së djeshme, studentët nuk kanë marrë pjesë në mësim në shenjë proteste për plotësimin e 8 kërkesave të tyre si dhe rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ata kanë qëndruar edhe përgjatë orëve të natës brenda ambjenteve të kampusit universitar në Spitallë, duke iu bashkuar protestës së studentëve të Tiranës edhe rretheve.

E teksa në kampus studentët e disa fakulteteve protestojnë, në goditën e universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Currila, mësimi zhvillohet normalisht.