Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i tij Rigels Balili.
Në një lidhje telefonike me emisionin "Dritare", nipi i të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit, Rigels Balili, është shprehur se ai vetë ka negociuar me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu që më datë 10 janar. Nipi i Klement Balilit ka thënë gjithashtu se ai nuk i ka vënë kushte policisë, një argument i cili qarkullon që prej momenteve kur u bë publik vetëdorëzimi i tij në orët e mëngjesit të kësaj të marte.
Rigels Balili: Është vetëdorëzuar. Unë kam bërë negociata me Drejtorin e Policisë së bashku me xhaxhain tim dhe është vetëdorëzuar. Negociata kemi bërë që në datën 10. Ka arritur vetë në vetëdorëzim se unë nuk do t’i mbush mendjen xhaxhait tim. Ai nuk është person që mund të vendosë kushte Drejtorit të Policisë. Ka ardhur drejtori i policisë dhe e ka marrë. Nuk ka shans të reagonte me armë
Ku ka qenë gjatë kësaj kohe?
Rigels Balili: Këtë pyetje iu takon t’ia bëni të pandehurit. Unë nuk pata kohë ta pyesja. Vendosi të dorëzohej tani. Në momentin që do vijë letërporosia nga Greqia, ai tha se unë nuk do t’i shmangem drejtësisë. Unë flas nga Tirana.





