Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku deklaroi për mediat se klienti i tij nuk i është shmangur drejtësisë.
Sollaku shtoi se ai u vetëdorëzua kur u plotësuan kushtet.
“Ishte në polici për t'u përballur me akuzat janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova”, tha ai.
Sollaku shtoi se ditët e fundit negociatat janë zhvilluar mes policisë dhe familjarëve të tij. Për akuzat ndaj Balilit, Sollaku theksoi se nuk ka asnjë provë e përgjim që inkriminon të ashtuquajturin ‘Eskobari i Ballkanit’.





