Në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur shtetasi N.P. 77 vjeç, banues në Elbasan, njoftoi policia.

Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjareve, shtuan të njëjtat burime, rezulton se ky shtetas kishte shkuar për të peshkim dhe për pasojë është mbytur.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.