Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe një ditë më parë, studentët e UAMD-së kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngujuar brenda ambjenteve të kampusit universitar.
Sipas tyre, kjo mënyrë është e vetmja rrugë që çon drejt plotësimit të 8 kërkesavedhe rrëzimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ky vendim i studentëve, është marrë gjatë ditës së djeshme në një takim të Këshillit Studentor.





