Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme, në rrugën "Gjergj Araniti" në Vlorë.
Nga të shtënat raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti tip Audi A3 me targa AA 633 VC..
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.





