Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka rikonfirmuar mbështetjen e protestës së sutendëve.

Në një dokument me 7 pika, të firmosur nga dekani i këtij Fakulteti, Sabri Laçi thuhet se dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre.

Deklaratë 

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët:

♦ rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme; 
♦ dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre; 
♦ janë kundër çdolloj nderhyrje dhe presioni, qe synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve; 
♦ kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë; 
♦ propozojnë ngritjen e një strukture me pjesemarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH; 
♦ rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH; 
♦ i sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

Dekani

Prof.dr. Sabri LAÇI