Ndonëse jo më larg se 1.5 km larg detit, këto fshatra pa rrugë duken si të mbetura në mesjetë.

Për të protestuar për mungesën e investimeve në zonën e tyre kanë dalë banorët e fshatrave: Greth, Pat, Milot dhe Spillesë.

Rruga që lidh fshatrat me zonën e Vilëbashtovës duket si e mbetur shumë pas në kohë.

I gjatë rreth 6.5 km, ky segment është thuajse i pakalueshëm.

Për të shkuar në Kavajë dhe në destinacione të ndryshme me mjete bujqësore, banorëve i duhet rreth 1 orë.

Automjetet e tjera e kanë të vështirë të kalojnë në disa segmente për shkak se gropat arrijnë deri në 50 cm thellësi.

Ata që e ndiejnë më shumë këtë prapambetje janë fermerët, të cilët kanë marrë edhe toka me qira, por e kanë të pamundur që t’i nxjerin prodhimet e tyre në treg.