Moti i ftohtë ka shënuar viktimën e radhës në vendin tonë, dhe rasti më i fundit është regjistruar sot në qytetin e Durrësit, ku një endacak është gjetur i vdekur.
Rasti është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të hyrjes nr. 2 të portit detar.
Nga të dhënat, “DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Viktor Dhima.
Teksa pritet ekspertiza për të zbardhur shkakun e vdekjes, paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e motit të ftohtë.
Në pamjet më poshtë të xhiruara nga operatori i “DurrësLajm” është dhe vendi ku u gjet viktima.





