Vazhdojnë protestat e opozitës në Serbi me kërkesa për largimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiç. Vet Presidenti pretendon se besimi tek ai po rritet dhe ofron zgjedhje. Opozita thotë se kjo është diktaturë. I kanë porositur se e vetmja gjë është liria që duan dhe jo të kenë frikë nga vetë serbët.
Mjekja dhe politikania nga Graçanica e Kosovës, Rada Trajkoviç, thotë se politika e Vuçiç është frika. Ka kërkuar ekstradimin e politikanit të arratisur nga Mitrovica në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit nga veriu, Oliver Ivanoviç.
Protestat që vazhdojnë çdo javë u kthyen në sfidë politike në Serbi. Pakënaqësia duket se rritet, pavarësisht se opozita është grumbulluar me ide të kundërta, por kundër presidentit. Qytetarët thonë se nuk do të mungojnë.
Këto janë protestat e para serioze që pas atyre kur Vuçiç fitoi zgjedhjet me rezultat rekord.