Studentët nuk kanë ndërmend që të ndalojnë protestat e tyre. Edhe pse Edi Rama ka vënë kundër tyre të gjithë shtetin, duke i kërcënuar me polici, duke iu bllokuar dyert për të mos marrë bukë, duke u hequr edhe energjinë elektrike, studentët sërish nuk dorëzohen.

Ata vazhdojnë protestën e tyre të ngujuar nëpër fakultete. Për studentët e fakultetit të Ekonomisë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, mënyra e vetme e tyre për t’u ngrohur janë batanijet.