Digjet gjatë natës një automjet në Durrës.

Ngjarja është regjistruar gjatë natës në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Nga informacionet mësohet se mjeti tip “Benz” me targa të huaja “H 2645 R” është në pronësi të shtetasit Lulëzim Zeqaj.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe sipas hetimeve të deritanishme, kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimtë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.