Për herë të parë gjatë 50 viteve që është në treg revista e njohur ndërkombëtare "Uomo Vogue", i ka kushtuar kopertinën e saj një modeli transgjinor, i cili quhet Krow Kian.
Kian, i cili është fotografuar nga artisti dhe fotografi Collier Schorr, për numrin e muajit shkurt, të revistës "Uomo Vogue", ka thënë se: "Jam i lumtur të përfaqësoj komunitetin LGBT, duke mishëruar një model me të cilin trasgjinorët mund të identifikohen."
Ndërsa artisti Schorr është shprehur se modeli është shembulli perfekt i mashkullit të lindur për të qenë femër. "Në një farë mënyrë fotografia është një përkthim. Krow është një qenie humane e shkëlqyer, dhe në foto, aspirimi për t’u kthyer në mashkull ndërvepron me mentalitetin e asaj që ka lindur femër."





