Universiteti i Durrësit, "Aleksandër Moisiu" iu bën me dije studentëve se nga data 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët që përfitojnë nga përjashtimi apo reduktimi i tarifës së shkollimit sipas kategorive të shtresave sociale parashikuar në VKM-të e nxjerra në fund të Dhjetorit 2018, referuar Fletores Zyrtare 189, miratuar më 26.12.2018
(Klikoni për më tepër: “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit pranë sekretarive mësimore është 31.01.2019. Dokumentacioni duhet të paraqitet dorazi nga studentët.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, vendimi për ata që do të përfitojnë nga reduktimi i tarifës do të merret nga Bordi i Administrimit, njofton UAMD.





