Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthin, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do t'i japë në një moment të dytë.

Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bledar Shqarthi u arrestua mbrëmjen e 6 janarit 2019 pas sekuestrimit të drogës në kamionin që ai drejtonte. 

Sipas hetuesve, lënda narkotike qe kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. Sakaq, të njëjtat burime thanë se Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej rreth 2 mijë euro.