Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin gjatë paradites mot me vranësira të dendura. Parashikohen reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 14°C maksimumi në rang territori.
Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi deri 40-45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.





