Përdoruesit e internetit kanë filluar të tallen me një fotografi familjare të kryeministrit australian, Scott Morrison. Fotografia familjare ishte publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit australian, ndërsa aty vërehet qartë se njëra këpucë e kryeministrit është mbuluar me një këpucë të pavërtetë.
Disa komentues të internetit kanë thënë se kryeministri nuk ka dashur që t’i duket këpuca e papastër, ndërsa të tjerët kanë ngritur dyshime se ai nuk ka dashur ta reklamojë një markë të caktuar të këpucëve.
Në fotografinë e ndryshuar duket sikur të dy këpucët janë të këmbës së majtë, duke e shtuar kështu dozën e përqeshjeve të përdoruesve të internetit. Disa persona janë interesuar ta dinë se kush e ka bërë ndryshimin e fotografisë.
Një komentuese madje ka thënë se personi që e ka bërë këtë ndryshim paguhet me taksat e qytetarëve dhe se ai duhet t’ia kthejë të hollat shtetit. Një komentues tjetër ka thënë se duket që fotografia është ndryshuar përmes programit “Paint”, shkruan “Daily Mail”.





