Ministri i ri i Bujqesisë, Blendi Çuçi, është pritur me protesta paraditen e sotme në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Mësohet se Çuçi ka shkruar në Universitetin Bujqësor për një takim me Rektoratin e universitetit.

Në hyrje është pritur me protesta nga studentet, që prej shumë ditësh tashmë kanë bojkotuar mësimin.

Ata i kanë dalë përpara me një banderole në të cilën shkruhej: "Duam 8 kërkesat, jo 8 ministra!"