Politikani gjerman i ekstremit të djathtë, Frank Magnitz, është rrahur barbarisht nga persona të paidentifikuar. Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa policia gjermane e konsideron sulmin si të motivuar politikisht.

Kreu i partisë AfD në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të qytetit verior. Autorët ishin të maskuar dhe e goditën me shkopinj druri, duke e shtrirë në tokë pa ndjenja.

Politikani u ndihmua më pas nga një punëtor ndërtimi, i cili lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe policinë. Magnitz ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e ballit dhe në syrin e djathtë. Policia gjermane po heton për të arrestuar autorët.