Protesta e studentëve shqiptarë ka kapërcyer kufinjtë pasi së fundmi në edicionin qendror të lajmeve televizioni gjerman “ZDF” ka transmetuar kërkesat dhe mendimet e disa analistëve nga Shqipëria.
Në kronikën e gjatë të televizionit “ZDF” është trajtuar thellësisht kauza e studentëve, shqetësimet e tyre, si dhe kushtet e vështira në të cilët jetojnë.
Grupi i xhirimit të televizionit “ZDF” është shoqëruar në ambientet e konvikteve nga studenti, Igli Tola, ndërsa prej aty gjigandi mediatik gjerman ka transmetuar pamjet.





