Presidenti amerikan, Donald Trump ritheksoi vullnetin e tij për të ndërtuar murin në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, ndërkohë që “shutdown”, një paralizim i pjesshëm i administratës amerikane, ka hyrë në javën e tretë.
"Ne duhet të ndërtojmë murin", deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë.
"Bëhet fjalë për garancinë, bëhet fjalë për sigurimin e vendit tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër", theksoi presidenti amerikan.





