Prokurorët që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e SPAK kanë afat një muaj kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Kështu ka vendosur sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Procedura për në SPAK do i referohet ngritjes në detyrë dhe kjo procedurë kërkon shpalljen dhe pastaj verifikimin e kandidatëve.

“Kushtet për në SPAK janë që magjistrati s’duhet të ketë masë disiplinore ne fuqi, duhet të ketë më tepër se 10 vjet në detyrë, si dhe magjistrati të ketë kaluar me sukses procesin e vettingut”, – sqaroi anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në fillim të mbledhjes sqaroi se zyrat e këtij institucioni të ri do të jenë tek godina e ARRSH, por deri në sistemin e zyrave, anëtarët e KLP do akomodohemi në zyrat e ish-KLD.