Më shumë se 1000 punonjës naftëtarë të Ballshit kanë dalë në protestë për të tretën herë radhazi.
Shkak janë bërë mosmarrëveshjet për shitjen e naftës bruto si lëndë e parë për Uzinën e Ballshit, çka ka çuar në pezullimin e punës.
Prodhuesi më i madh në vend Bankers Petrolium nuk pranon t’ia shesë kompanisë Tosk Energy që administron uzinën e vetme të përpunimit të naftës në vend.
Ndërkohë Bankers e eksporton naftën bruto jashtë vendit. Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar që kjo kompani të zbatojë kontratën për furnizim me naftë të rafinerisë së Ballshit.





