Paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, më të dendura përgjatë kufirit Lindor.

Sipas "MeteoAlb", pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira, por në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 9°C në bregdet.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.