Sulmi në zemër është më i shpeshtë te personat e moshuar dhe paraqet gjendjen kur zemra është shumë e dobët për ta shtyrë qarkullimin e gjakut nëpër trup ashtu si duhet.
Studimi i fundit amerikan sugjeron diçka tjetër në krahasim me hulumtimet e mëhershme. Sipas këtij hulumtimi, konsumimi i alkoolit në sasi të vogla mund ta ndihmojë zemrën.
“Ne e kemi ditur që efektet helmuese të alkoolit mund ta nxisin sulmin në zemër. Sidoqoftë, tani kemi të dhëna se njerëzit e shëndoshë që kanë pirë alkool e kanë një lloj mbrojtjeje nga sulmi në zemër në periudhën afatgjate, në krahasim me njerëzit që nuk përdorin fare alkool”, thotë profesori David Broën, i cili ligjëron në Universitetin e Uashingtonit.
Hulumtuesit gjetën lidhje mes konsumimit të shtatë gotave të alkoolit në javë me zgjatjen e jetës për më shumë se një vit, shkruan “Daily Mail”.