Dy studentë të fakultetit të Ekonomisë ishin të ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 për të folur për protestën e studentëve që pritet të rinisë të hënën.

Andi Varosi dhe Manuela Xhaxho thanë se protesta do të rinisë me të njëjtin intensitet deri sa të përmbushen kërkesave e studentëve.

Ata dhanë arsyet se pse protesta duhet të vahzdojë dhe pse e konsiderojnë tallje “paktin për universitetin të paraqitur nga Rama.

“Protesta do të rinisë të hënën dhe do vazhdojë pa afat deri kur të përmbushen kërkesat e studentët. Ne do jemi argumentat pse protesta do vazhdojë dhe pse e konsiderojmë tallje paktin për universitetin të paraqitur nga Rama. VKM-të nuk janë zgjidhje për kërkesat e studentëve. Se ne me pak orë rrëzuam pikën për tarifat për provimet e mbartura. Këto VKM janë nxjerrë vetëm nga presioni i protestës me idenë që studentët do kthehen në mësim e do lenë protestat. VKM nuk janë garanci për ne.  Ligji i ri thjesht ka thelluar më shumë problemet e 28 viteve. Ne kemi kërkuar përmbushjen e kërkesave me amendamente të ligjeve dhe jo VKM. Ekspertët juristë që do vlerësojnë situatën dhe pastaj do shohin çfarë ka ndodhur me ligjin. Ligji i ri duhet të jetë më i mirë se ai që kemi dhe me njerëzit e duhur për ta zbatuar,” tha Varosi.

“Po të shohim çdo fjalim të kryeministrit kapet me tarifën e regjistrimit, që në çdo universitet është 20 mijë lekë të vjetra. Por ne kemi folur për tarifën e shkollimit,” u shpreh Xhaxho.