Tre persona raportohen të vdekur dhe katër të tjerë rezultojnë të plagosur nga të shtënat brenda një qendre lojrash fati në Torrance të Kalifornisë.
Të shtënat ndodhën në sallën e lojrave Gable House Bowl, në orët e para të mëngjesi të së shtunës.
Autoritet lokale raportojnë se tre meshkuj vdiqën në vendngjarje ndërsa katër meshkuj të tjerë u plagosën.
Mendohet se një përleshje mes disa personave brenda qendrës së lojërave të fatit u përshkallëzua në të shtëna me armë, por nuk dihet ende motivi i saktë i ngjarjes së rëndë.





