Në portin e Durrësit vazhdon kthimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës. Paraditen e kësaj të shtune është nisur një traget drejt portit të Barit, ndërsa 4 të tjerë pritet të nisen para mesnatës. Emigrantët janë shprehur të kënaqur për mënyrën se si kanë kaluar në vendlindje, ndërkohë që theksojnë se pushimet kanë qenë të shkurtra krahasuar me pushimet e verës.

Burime nga Autoriteti Portual kanë bërë të ditur se sot dhe nesër pritet të rritet ndjeshëm numri i udhëtarëve që do të lundrojnë me tragete drejt porteve italiane. Kjo është fundjava e cila shënon pikun e kthimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë.

Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit kanë kaluar në hyrje dhe dalje 850 mijë udhëtarë gjithsej, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndjekim prononcimet.