Pika kufitare e Kakavijës që prej orëve të para të mëngjesit, është përballur me një fluks udhëtarësh. Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punës, pasi festuan në vendlindje festat e fundvitit.

Raportohet se radhët e automjeteve shkuan deri në 3 kilometra. Kjo situatë paraqitet në doganë prej disa ditësh.

Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet. Dogana e Kakavijës pritet të ketë të njëjtën ngarkesë edhe ditën e nesërme për shkak të emigrantëve.